Akuzoi babain e saj se e kishte abuzuar seksualisht, 15 vjeçarja tregon “arsyen” përse gënjeu…

Ekspertiza mjeko-ligjore ka zbuluar se 15-vjeçarja nga Kavaja “është e virgjër” pavarësisht se ajo ditë më parë kallëzoi babain e saj për abuzim seksual. 

Avokati i 48-vjeçarit la thënë se gjithçka ka nisur pasi i ati i ka bërtitur të bijës pasi i ka kapur biseda të papërshtatshme ne telefon mes saj dhe një shoku. Gjithashtu 15-vjeçarja ka pranuar në Gjykatë se kishte gënjyer pasi babai i saj nuk i jepte telefonin, raporton Top Channel.

Babai më kishte marrë telefonin, ndaj e denoncova. Gënjeva sepse nuk më jepte telefonin”, mësohet të jetë shprehur adoleshentja që sot ka tërhequr denoncimin ndaj babait të saj.

48-vjeçari u kallëzua në policinë e Kavajës nga vetë vajza e tij adoleshente e cila ka deklaruar përballë uniformave blu se është abuzuar seksualisht nga i ati për 4 vitet e fundit.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn