Arrestohen dy persona teksa po transportonin droge në Portin e Durrësit. Mësohet se personat e arrestuar janë Arjan Doçi dhe Mentor Çuni. Furgoni i përkiste kompanisë “Bledi Trans”, i cili transportonte pako për emigrantët.
Policia kufitare në portin e Durrësit ka ushtruar kontroll në një furgon me targa angleze pas dyshimeve për sende te paligjshme dhe nga skanimi u zbulua se mjeti i mallrave kishte te fshehur 7 pako kokaine. Gjatë kontrollit të detajuar kokaina u gjet brenda fundit të dyfishtë të krijuar në këtë furgon mallrash, poshtë sedijes së shoferit.















