DURRËS/ Aksident i shumëfishtë: Përplasen 4 makina, 10 të plagosur, mes tyre 4 fëmijë

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Plepave në Durrës, ku janë përplasur 4 makina

Mësohet se nga aksidenti kanë mbetur të dëmtuar 10 persona. Po sipas të njëjtave burime nga të plagosur kanë mbetur 6 të rritur dhe 4 fëmijë. 9 prej tyre janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa një grua është në gjendje të rëndë.

Ende nuk është zbardhur dinamika se si ka ndodhur aksidenti.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn