Aksident në rrugën e Arbrit , në spital disa persona të plagosur

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë pasdite në Bypass-in e rrugës së Arbrit.

Sipas informacioneve furgoni i linjës Peshkopi-Tiranë ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë plagosur 5 persona

Një nga të plagosurit po dërgohet drejt Spitalit të Traumës, ndërsa  4 të plagosurit e tjerë po marrin ndihmë ne Spitalin e Klosit.

Ndërkohë Policia e Dibrës në një reagim për Balkan web, raporton se të lënduar kanë mbetur 4 persona.

Policia në vendngjarje, po punon për zbardhjen e rrethanave.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn