Vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi, ka mbërritur pak minuta më parë në Spitalin e Traumës, aty ku gjendet i shtruar avokat Sokol Mëngjesi, pas dhunimit barbar nga tre persona ende të paidentifikuar.
Brenda ambienteve të spitalit të Traumës ndodhen edhe kolegët Genc Gjokutaj dhe Klodian Skënderi.
Autorët e kanë gjurmuar avokatin kur ka dalë nga banesa e tij në zonën e ish-Bllokut dhe i kanë zënë pritë. Incidenti ndodhi rreth orës 08:30 në kopshtin 31. Autorët, që paraprakisht dyshohet se ishin tre, e qëlluan 34-vjeçarin me dorezë metalike në kokë. Avokati u dërgua me urgjencë në Spitalin e Traumës.
Autorët të cilët dhunuan me dorezë metalike avokatin Sokol Mëngjesi kanë qenë të pamaskuar, ndaj mësohet se policia po verifikon kamerat në zonë për të zbuluar më shumë për ngjarjen.
Sokol Mëngjesi po linte fëmijën në kopsht kur u rrah barbarisht nga tre persona të paidentifikuar këtë të mërkurë.















