Ja cilët janë të rinjtë që tentuan ta vrisnin dhe goditën me leva avokatin Sokol Mëngjesi/ FOTOT

Identifikohen 4 personat që dhunuan avokatin Sokol Mëngjesi. Dy prej tyre janë kapur nga kamerat e sigurisë duke vrapuar pasi goditën avokatin.

Policia e Tiranës ka identifikuar 4 autorët e dhunës së avokatit Sokol Mëngjesi. Ata janë Romario Tabaku, Elton Kasaj 33 vjeç dhe vëllezërit Drivald Alia 21 vjeç e Dorian Alia 19 vjeç. Elton Kasaj është kushëri me vëllezërit Alia.Përvec fotove të autorëve paprotokoll.com ka siguruar edhe një foto e dy prej autorëve në vendin e ngjarjes .

Ndërkohë organet po punojnë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje ndërsa avokati Sokol Mengjesi është në gjendje të rënduar shëndetësore ndersa ështe futur në intubim.
4 të rinjtë kanë pritur avokatin pasi ka lenë fëmijën në kopësht në mëngjes për ti zënë pritë e për ta goditur me levë duke i shkaktuar plagë të rënda.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn