Dy zv/ministra në kabinetin “Rama III”, pritet të largohen nga detyrat që mbajnë për t’u përfshirë në diplomaci.
“Top Channel” duke iu referuar burimeve qeveritare, ka mësuar se dy zëvendësministrat që largohen janë: Artemis Malo dhe Besart Kadia.
Artemis Malo, aktualisht Zv/Ministre e Punëve të Jashtme, ka marrë aprovimin e kryeministrit Edi Rama për të shkuar ambasadore e Shqipërisë në Kanada.
Kurse Zv/ministri tjetër i Punëve të Jashtme, Besart Kadia do ta vijojë karrierën tij në diplomaci pasi është propozuar për të shërbyer si ambasador në Azeirbaxhan.
Gjithashtu i rikthehet diplomacisë ish-ambasadori jonë në Izrael Tonin Gjuraj aktualisht pedagog në një universitet privat. Ai do të përfaqësojë diplomacinë shqiptare në Kroaci.















