Sulme me dronë. Ukraina detyron Rusinë të pezullojë fluturimet

Sulmet me dronë ukrainas kanë detyruar Rusinë që të pezullojë përkohësisht fluturimet në të paktën dy aeroporte.

Aeroportet në qytetet Kazan dhe Nizhnekamsk pezulluan përkohësisht fluturimet, sipas një përfaqësuesi për Rosaviatsia, rregullatori i aviacionit të vendit.

Aeroportet, të dyja në rajonin e Tatarstanit, ishin jashtë funksionit për më shumë se dy orë.

Videot e paverifikuara në mediat sociale më herët të premten tregonin dronë ukrainas mbi rajon, duke detyruar pezullimin e fluturimeve.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn