“Për bukën e gojës”, humb jetën 60 vjecari që u aksidentua në minierën e Bulqizës

Një 60-vjeçar është dërguar në spital pa shenja jete ditën e sotme në Bulqizë.

Dyshohet se viktima është aksidentuar gjatë punës në një subjekt minerar në Bulqizë.

Sakaq, policia po shoqëron personat përgjegjës, ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Bulqizë/informacion paraprak

Rreth orës 11.30, është dërguar në spital pa shenja jete, shtetasi Z.M., rreth 60 vjeç, i cili dyshohet se është aksidentuar gjatë punës në një subjekt minerar, në Bulqizë.

Policia po shoqëron personat përgjegjës, ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e ngjarjes.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn