E dielë e përgjakur me 3 viktima/ Ndërron jetën edhe një 60 vjeçar, po punonte në shtëpinë e tij

Një 60 vjeçar ka humbur jetën, teksa po punonte në banesën e tij. Sipas një njoftimi nga policia, 60-vjeçari është rrëzuar aksidentalisht dhe si pasojë e dëmtimeve humbi jetën. 

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 02.06.2024, në Kombinat, në rrugën “Besim Alla”, duke punuar (lyer) në banesën e tij, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar shtetasi A. P., 60 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Gjatë ditës së sotme kanë ndërruar jetën edhe dy persona të tjerë në Bulqizë, një 60 vjeçar në minierë dhe një 30 vjeçar ka rënë në kontakt me energjinë teksa po peshkonte.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn