Zbulohen të gjitha lëvizjet e ligjshme e të paligjshme, emërime e shkarkime të Alfred Pezës në RTSH. Që pasi u emërua drejtor gati një vit më parë, kapter Peza nisi një operacion ‘fshesa’, duke larguar gjithë veteranët dhe duke emëruar besnikë të tij, shumica fare pa përvojë.
Deri tani është folur për shkarkime, por pa shifra. Kjo pasi Peza i mbante sekret të dhënat zyrtare. Mirëpo në raportin vjetor të punës për vitin 2023, janë dhënë detaje mbi lëvizjet në staf. Vetëm në vitin 2023 janë shkarkuar nga puna 142 punonjës dhe janë emëruar 155 të tjerë, besnikë të Pezës.
Sipas një raporti që disponon Pamfleti.net janë zhvilluar gjithsej 155 konkurse. Në strukturën analitike janë bërë këto lëvizje: Janë marrë në punë 155 punonjës; Janë larguar 142 punonjës; Për të gjitha lëvizjet janë zbardhur 267 vendime si më poshtë: 154 vendime emërimi; 38 vendime lëvizje në detyrë; 19 vendime komandim në detyrë; 14 vendime për zëvendësim leje lindje; 3 vendime zëvendësim në detyre; 110 vendime largim nga puna si më poshtë: 35 vendime zgjidhje marrëdhënie pune me procedurë; 69 vendime zgjidhje marrëdhënie pune me dëshirë nga punëmarrësi. 6 vendime zgjidhje marrëdhënie pune me braktisje vend pune. 24 dalje në pension pleqërie; 2 lirim nga detyra. 4 shfuqizim vendim komandimi”, thekson RTSH në raport.

Por këto shkarkime të Pezës do të kenë kosto shumë të lart për buxhetin. Kapter Peza duhet ta dije se RTSH mbahet me taksat e qytetarëve. Po sipas të dhënave të raportit, deri në fund të 2023, kanë fituar proceset gjyqësore me objekt “shpërblim page” 9 punonjës. Peza duhet tu paguajë atyre disa rroga për shkak se si ka shkarkuar. Ndërkohë janë 24 padi të tjera në proces gjykimi në Shkallën e Parë. Ndërkohë sipas burimeve, paditë vijojnë të shtohen te Gjykata Administrative.
Përveç kësaj, Peza vijon dhe me terror në RTSH, pasi janë ndëshkuar plot 86 punonjës.
“Si pasojë e kontrolleve fizike të ushtruara dhe verifikimeve të bëra herë pas here nëpërmjet sistemit të hyrje-daljeve në institucion me qëllim përmirësimin e frekuentimit sa më të mirë të punës, si dhe forcimin e disiplinës në punë apo pas informacioneve për thyerje të etikës apo rregullave të punës dhe propozimeve për masë, të ardhura nga drejtues të ndryshëm në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore, janë zhvilluar 71 takime për bisedime me punonjës të institucionit si dhe janë mbajtur procesverbalet përkatëse, të cilat janë vlerësuar me 58 masa disiplinore dhe 12 pushim procedurë disiplinore. Gjithsej janë dhënë 86 masa disiplinore ndaj punonjësve, për shkelje të disiplinës dhe thyerje të rregullave në punë”, theksohet në raport.

Pamfleti.net citon gjithashtu se Alfred Peza vijon dhe me terror në RTSH, pasi janë ndëshkuar plot 86 punonjës.
“Si pasojë e kontrolleve fizike të ushtruara dhe verifikimeve të bëra herë pas here nëpërmjet sistemit të hyrje-daljeve në institucion me qëllim përmirësimin e frekuentimit sa më të mirë të punës, si dhe forcimin e disiplinës në punë apo pas informacioneve për thyerje të etikës apo rregullave të punës dhe propozimeve për masë, të ardhura nga drejtues të ndryshëm në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore, janë zhvilluar 71 takime për bisedime me punonjës të institucionit si dhe janë mbajtur procesverbalet përkatëse, të cilat janë vlerësuar me 58 masa disiplinore dhe 12 pushim procedurë disiplinore. Gjithsej janë dhënë 86 masa disiplinore ndaj punonjësve, për shkelje të disiplinës dhe thyerje të rregullave në punë”, theksohet në raport.
Në ditë në vijim Peza do të shkojë në Komisionin e Medias të paraqesë raportin dhe pritet që aty të japë shpjegime për të gjithë këtë aferë me shkarkimet dhe emërimet















