Pas afro dy muajsh në detyrë, kryetarja e komanduar e Bashkisë së Himarës, Blerina Bala ka dhënë sot dorëheqjen.
Bala u zgjodh kryetare e komanduar për Himarën nga Këshilli Bashkiak pasi dy kryetarët, Jorgo Goo dhe Fedi Beleri përfunduan në burg.
Kujtojmë se më 29 Mars Blerina Bala u zgjodh kryetare e komanduar për Himarën nga Këshilli Bashkiak pasi dy kryetarët, Goro dhe Beleri përfunduan në qeli.
Këshilli Bashkiak i Himarës që do të mblidhet të premten për të votuar dhe komanduar një tjetër kryetar deri sa të mbahen zgjedhjet. Mbledhja pritet të zhvillohet për të zgjedhur një nga dy nënkryetarët, Pervin Gjikuria dhe Arqile Bollano.















