Dalin pamjet nga vendi i ngjarjes ku u aksidentua një i moshuar pak minuta më parë në Durrës.
Një nga dëshmitaret ka rrëfyer se autori ishte duke drejtuar një automjet tip “Benz” ngjyrë të bardhë dhe është larguar menjëherë nga vendngjarja.
“Kishte një benz të bardhë, e goditi aty. Makina më pas iku”, tha ajo.
Ndërkohë policia ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin e ndodhur pak më parë në lagjen 13, Durrës.
Bëhet me dije se viktima është identifikuar, ndërsa edhe blutë deklarojnë se drejtuesi i automjetit pasi ka përplasur të moshuarin, është larguar nga vendi i ngjarjes.
Identiteti i autorit mbetet ende i panjohur për organet e rendit.















