I nxehti përvëlues mbyll protestën e opozitës, vetëm 40 minuta

Ka zgjatur vetëm 40 minuta protesta e opozitës, që u mbajt para bashkisë së Tiranës.

Duket se i nxehti përvëlues i këtyre ditëve, ka prishur planet e opozitës, e cila ka zgjatur vetëm pak tubimin në fjalë, që është i 13-ti në radhë.

Vetëm një grup militantësh iu përgjigjën ftesës së opozitës për të marrë pjesë në protestën e radhës të thirrur sot para godinës së bashkisë së Tiranës.

Edhe pse të paktë në numër e kane nisur me hedhje molotovësh protesten.

Nga pamjet me dron shihet se militantët janë të paktë në numër, ndërsa efektivët e policisë – më shumë se vetë protestuesit – janë vendosur kordon para godinës së bashkisë.

Me dhënien e lejes policia bën thirrje për të ndalur aktet e dhunës, por në protestat e mëparshme ky apel është injoruar dhe nga militantët janë djegur goma, hedhur molotovë dhe përplasur me policinë. 

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn