“Me rrezikshmëri të lartë shoqërore”, arrestohet në Durrës 49 vjecari i akuzuar në Spanjë për vrasje

Arrestohet në Durrës një 49-vjeçar me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet A.M.

49-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Orgivas, Spanjë, në vitin 2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja”, kryer në kuadër të grupit kriminal. Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me homologët në Spanjë, për të finalizuar ekstradimin e 49-vjeçarit, në Spanjë.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn