Shkarkimet masive nga RTSH, Zhupa i kërkon “llogari” Pezës, socialistja Kushi i del në mbrojtje drejtorit të RTSH-së

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, renditi këtë të hënë në Komisionin e Medias të gjitha shkeljet e drejtorit të RTSH-së, Alfred Peza, i cili ka shkuar në mbledhjen e sotme për të raportuar për aktivitetin 1-vjeçar të televizionit publik.

Teksa Zhupa po mbante fjalën e saj, u ndërpre disa herë nga nënkryetarja e Komisionit të Medias, Evis Kushi, e cila drejtoi mbledhjen.

Kushi pretendoi se akuzat e Zhupës ishin fyerje dhe thashetheme. Ajo i tha deputetes së PD-së se po bën hetuesen dhe prokuroren, ndërsa kjo e fundit iu përgjigj se po bën avokaten e popullit.

Pjesë nga debati:

Kushi: Keni dëgjuar thashetheme lart e poshtë! Po fyeni! S’lejohet!

Zhupa: Unë po flas për shpërdorimin e parave publike.

Kushi: Po fyeni! Po bëni hetuesen, prokuroren! Po dezinformoni publikun! Janë “fake news”!

Zhupa: Po bëj avokaten e taksave të shqiptarëve dhe funksionin tim si deputete e Kuvendit të Shqipërisë.

Kushi: Janë thashetheme! Mbaheni përmes buxhetit të shtetit. Të ardhurat e televizionit janë në nivelin më të ulët. E kthyet RTSH-në në institucion personal. E keni përdorur “Facebook”-un për të tallur opozitën shqiptare, keni komentuar me ironi “vulën” e portat.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn