“Korrupsion në zgjedhje”, 2 vite burg për Fredi Belerin. Apeli lë në fuqi vendimin e GJKKO

Gjykata e Apelit të Posaçëm vendosi të dënojë Fredi Belerin me dy vite burg, duke lënë kështu në fuqi vendimin e GJKKO. Tashmë Beleri është dënuar për akuzën e korrupsionit në zgjedhje.

Ndërsa Pandeli Kokaveshi është dënuar me shërbim prove.

Prezente në seancën e kësaj të marte të zhvilluar për Belerin ishte edhe ambasadorja greke.

Ajo theksoi se është shkelur prezumimi i pafajësisë. Gjithashtu përfaqësuesja e ambasadës greke ka kërkuar që Beleri të paraqitet në punimet e PE.

Kujtojmë se Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 Majit, pasi u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota. 

Beleri nuk ka mundur të marrë detyrën, pasi autoritetet gjyqësore nuk i dhanë leje për të kryer betimin. Për çështjet e tij është angazhuar edhe qeveria greke e cila e quan arrestimin e tij të paligjshëm e politik.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn