Kjo është foto e momentit të arrestimit të ish-minitsrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj. Ai u vu në pranga, pas akuzave në lidhje me abuzimet me fondet e SASPAC.
Theksojmxë se Ilir Beqaj është nën hetim pasuror nga SPAK, lidhur me abuzimet me fondet e SASPAC (Agjencia Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës), e cila drejtohej nga ish-ministri deri në momentin që ky i fundit u detyrua të japë dorëheqje, pasi GJKKO caktoi dy masa sigurie ndaj tij:
“detyrim paraqitje” dhe “ndalim të udhëtimeve jashtë vendit”.
Prokurorët Elida Kaçkini dhe Altin Dumani kanë firmosur kërkesën për arrestimin e ish-ministrit.