U përlesh me thika me bashkëjetuesin e ish gruas… Ja cfarë ndodhi në vrasjen e Fierit

Një sherr mes dy personave ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Fierit, teksa raportohet se për pasojë ka mbetur i vdekur një 23-vjeçar.

Sipas informacioneve të para, dyshohet se autori i dyshuar i ngjarjes i cili është dhe Xhuliano Miho rezulton se ka është përplasur me bashkëjetuesin e ish bashkëshortes së tij.

Sipas policisë 23-vjeçari është qëlluar me thikë pas një konflikti për motive të dobëta nga shtetasi Xh. M., 39 vjeç.

Sakaq, shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Polici shtetasin Xh. M., dhe po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 21:00, në rrugën “Ramiz Aranitasi”, shtetasi Xh. M., 39 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin Xh. B., 23 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.

Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Polici shtetasin Xh. M., dhe po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Ndërkohë që policia po heton, ka vënë në pranga autorin e dyshuar të ngjarjes.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn