Çfarë ndodhi gjatë natës në Vlorë?Të shtëna me armë zjarri/ Policia dhe FNSH “krehin” zonën

Të shtëna me armë zjarri raportohet se ka patur gjatë mbrëmjes së djeshme në zonën e Llakatundit, Vlorë.

Sipas burimeve është qëlluar dy herë me breshëri kallashnikovi.Forca të shumta të policisë së Vlorës pas marrjes së informacionit janë nisur menjëherë drejt vendit të ngjarjes.

Në mbështetje të policisë ka shkuar edhe FNSH, të cilët kanë bërë krehjen e zonës deri në orët e vona për kapjen e autorit. Aktualisht nuk raportohet për persona të plagosur.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn