Olsian Cela në Kuvend: Vlora qyteti me kriminalitetin më të lartë në vend, ja cfarë ka ndodhur gjatë 2023

Kryeprokurori Olsian Çela po raporton sot në Kuvend, duke bërë bilancin e vitit 2023 të punës së institucionit që ai drejton.

Ai deklaroi se edhe përgjatë vitit 2023, në institucionin që drejton, ka vijuar krijimi i vakancave. Gjatë raportimit në Kuvendin e Shqipërisë, lidhur me punën e këtij institucioni në vitin 2023, Çela u shpreh se vakancat, të përkohshme dhe të përhershme, jani deri në 38% të prokurorëve.

“Përgjatë vitit 2023 në të gjithë nivelet e prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm ka vijuar krijimi i vakancave të përkohshme dhe të përhershme deri në 38 % të prokurorëve.

Megjithë problemet e krijuara nga këto mungesa të theksuara në organikë, prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm kanë ushtruar me përgjegjësi kompetencat bazuar në kuadrin ligjor në fuqi, rekomandimet e institucioneve kushtetuese dhe ndërkombëtare, si dhe në prioritetet e shtetit shqiptar që rrjedhin nga procesi i integrimit me Bashkimin Europian.

Koeficienti i kriminalitetit për procedimet penale të regjistruara, për 100,000 banorë në vitin 2023 është 872, ndërsa në vitin 2022 koefiçenti i kriminalitetit ka qenë 920. Në vitin 2022, përqindjen më të ulët të kriminalitetit për 100.000 banorë e ka qarku Dibër, ndërsa përqindjen më të lartë e ka qarku Vlorë.Ndër grupveprat penale me numrin më të lartë të procedimeve të regjistruara, evidentohet se veprat penale kundër rendit dhe sigurisë ”,u shpreh ai gjatë fjalës së tij.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn