Po shikonin finalen e Europianit, shpërthen lokali plot me tifozë, 10 të vdekur e disa të plagosur

Një shpërthim i fortë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një kafene në Mogadishu të Somalisë, e cila në atë kohë ishte i mbushur me shumë njerëz pasi po shikonin ndeshjen.

Sipas medieve të huaja, “Top Coffee”, ishte plot me tifozë që po ndiqnin në atë kohë finalen e Kampionatit Evropian të futbollit, Spanjë 2-1 Angli.

Po sipas transmetuesit somalez Kaab TV, ishte një sulm vetëvrasës, ku u vranë më shumë se 10 persona dhe një numër i panjohur u plagosën, ndërsa ende nuk ka asnjë deklaratë zyrtare nga autoritetet.

Ndërkohë, asnjë grup nuk ka marrë ende përgjegjësinë për ngjarjen tragjike. 

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn