CIFTI TRUMP, si rrallë herë Melania shfaqet krah Donald Trump në publik, ai e pret me puthje në konventën e republikanëve

Si rrallë herë, Melania Trump mori pjesë në konventën republikanëve.

Ish-zonja e parë u shfaq tepër elegante, e veshur me një fustan të kuq dhe buzëqeshje në fytyrë, shoqëruar nga një muzikë klasike.

Ndërsa Trump u kujdes që t’i bënte një përshëndetje të veçantë gruas së tij, duke thënë: “në këtë rrugëtim jam i nderuar që kam në krah bashkëshorten time të mrekullueshme, Melania. Melania, faleminderit shumë”, ndërsa delegatët shpërthyen në duartrokitje të vazhdueshme.

Pas përfundimit të fjalimit të tij, Melania doli në skenë dhe e gjeti veten në krah të  Trump duke i pëshpëritur diçka në vesh e duke e puthur në faqe.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn