Një aksident i rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 62-vjeçar shqiptare mbeti i plagosur rëndë. Ngjarja ndodhi në zonën e Lentarianon në Hania.
Drejtuesi i një fuoristrade, teksa po lëvizte me shpejtësi, humbi kontrollin e mjetit, u ngjit në trotuar dhe tërhoqi zvarrë 62-vjeçarin.
Sipas medieve greke, drejtuesi i mjetit ka vazhduar pa ndalur duke braktisur të plagosurin në rrugë.
Ai u transportua me autoambulancën e EKAV-it në Spitalin e Përgjithshëm të Hanias, ku po trajtohet për dëmtime ortopedike.
62-vjeçari po shkonte të merrte biçikletën e parkuar pranë trotuarit, kur u godit nga automjeti. Njësia e Qarkullimit në Hania po heton aksidentin ndërsa është shpallur në kërkim shoferi që shkaktoi aksidentin.