Mjekja e spitalit Onkologjik, Alketa Pere është paraqitur ditn e sotme në ambientet e GJKKO, ku do të njihet me masën e sigurisë për skandalin e zbuluar pak kohë më parë.
Por ndryshe nga hera e kaluar, ku ajo u shfaq tepër e revoltuar me gazetarët madje, duke u ankuar se nuk e nxirrnin bukur në foto, por mesa duket këtë herë është treguar më e qetë.
Pa folur për mediat, por duke folur në telefon ajo ka hyrë në ambientet e GJKKO.
Mjekja Pere u ironizua nga gazetaret, të cilët i thanë “sot je bere e bukur”.
Kujtojmë se dosja për skandalin e Onkologjikut i ka kaluar SPAK, e cila ka nisur hetimin pasuror ndaj tyre. Prokuroria e Posaçme ka kërkuar nga hipotekat dhe bankat e nivelit të dytë informacion për asete apo pasuri për të gjithë mjekët dhe zyrtarët e spitalit Onkologjik.