Deputeti Lulzim Basha gjatë fjalës së tij në Kuvend para votimit të ndryshimeve të Kodit Zgjedhor ka qenë i ashpër më së shumti me “të vetët” deputetët që ai propozoi si kryetar i PD për në Kuvend rreth 4 vite më parë. Basha tha se me kodin e ri zgjedhor me mbylljen e listave të deputetëve ata po “ua fusin vetes” . Basha shkoi me larg në akuzat e tij në kuvend kur tha se deputetët po kthehen në konkubina dhe se me kët votim po cimentohet pushteti i Edi Ramës edhe për të paktën 4 vjet.
