Rama i shkon në zyrë presidentit për dekretimin e ministrave të rinj.Kuvendi në seancë të Jashtëzakonshme për votimin e Spiropalit

Kryeministri Edi Rama, pasi ka dorëzuar personalisht në Presidencë gjithë ndryshimet që ai ka kryer gjatë Kongresit socialist për Qeverinë, ka dalë nga godina më e lartë institucionale në vend me një buzëqeshje në fytyrë.

Mediat raportojnë se pritet që Presidenti, Bajram Begaj, të dekretojë që ditën e sotme ndryshimet në kabinetin Rama.

Teksa, të hënën e 29 korrikut, pritet të ketë edhe një seancë plenare të jashtëzakonshme, për të votuar Elisa Spiropalin si Kryetare të re të Kuvendit, pas propozimit të vetë Ramës gjatë Kongresit.

Ndryshimet

Kryeministri Edi Rama, ka vendosur për disa vendime në Qeveri pas mbledhjes së Kongresit të Partisë Socialiste, ku një sërë dikasteresh do të kenë drejtues të rinj në vitin e mbetur të qeverisjes Rama 3.

Surpriza më e madhe është e ikjes së Taulant Ballës nga Ministria e Brendshme, ku ai do të marrë detyrën e ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Vendin e tij – të cilin Balla e lë me vetën një vit në detyrë – e merr Ervin Hoxha, i cili do të jetë ministri i ri i Brendshëm.

Balla ndërkaq zë vendin e Elisa Spiropalit në krye të Ministrisë së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Ervin Mete nga ana tjetër, nuk do të jetë më ministër i Financave, pasi vendin e tij do ta zërë Petrit Malaj.

Po ashtu, ndryshime do të ketë edhe në Ministrinë e Brendshme, ku Niko Peleshi lirohet nga detyra, pasi do të marrë drejtimin e Grupit Parlamentar socialist. Ai zë vendin e Bledar Çuçit, i cili do të jetë nënkryetar i Parlamentit.

Mbrojtja ndërkohë i kalon Pirro Vengut.

Kujtojmë se më 26 korrik, Lindita Nikolla njoftoi se nuk do të jetë më në krye të Kuvendit.

Nga seanca maratonë, ajo theksoi se po dorëhiqet për arsye personale dhe se kishte një lutje: Të mos përdorej politikisht dorëheqja e saj – e cila ka vetëm arsye shëndetësore.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn