beleri vijon betejë me drejtësinë/Shtyhet seanca në të cilë kërkoi lirinë me kusht…

Fredi Beleri është paraqitur sot në gjykatën e Fierit për kërkesën e lirimit me kusht.

Seanca e parë ishte planifikuar të zhvillohej më 25 korrik, por nuk u mor asnjë vendim për shkak se Drejtoria e Burgjeve nuk paraqiti raportin e vlerësimit pasi mungonte dëshmia e penalitetit.

Ditën e sotme Beleri qëndroi vetëm 20 minuta në ambientet e Gjykatës së Fierit dhe u kthye përsëri në burgun e sigurisë së lartë në Fier, për shkak të mungesës së dokumentacionit.

Beleri u përfaqësua nga avokati Geni Gjyzari, ndërsa gjyqtari ishte Alfred Konomi.

Seanca e radhës do të zhvillohet në datë 31 korrik.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn