Me atë ç’ka rrëfeu Ahmetaj, përfundimisht jemi një popull me fat tragjik, fat të cilin e kemi shkruar në periudha të gjata të historisë me dorën tonë të gabuar, duke pranuar të udhëhiqemi nga politikanë grabitqarë, delikuentë të pashpirt, vrasës gjakftohtë, aventurierë të dalldisur pas vetes e dallkaukë djallëzorë si këta të sotmit. Duke mos kundërshtuar e duke u pajtuar me dhunën e pushtetit arbitrar.
Nëse na ka mbetur akoma një fije dinjitet ne duhet të ngrihemi njerëz, në një lëvizje që koha e kërkon, për të rrëzuar nga themelet kastën më të korruptuar politike të drejtuar nga një gangster basifondesh blloku si Rama, të paparë në histori, për t’i dhënë fund një projekti, më armiqësorin të hartuar ndonjëherë kundër nesh si komb, i cili synon të mbysë me metoda stalinisto-sorrosiane çdo opozitë politike e njerëzore, të shkretojë çdo hapësirë jete, të ngulë shtyllat e së keqes e të instalojë sistemin më shembullor të padrejtësisë e ndëshkimit të së vërtetë e së mirës.
Njerëz zgjohuni!!!
Nuk është thjesht në rrezik vendi, familja dhe e ardhmja.
E vërteta dramatike është se ato janë sot në frymën e fundit të ekzistencës, pas së cilës mundësia mund të zerohet dhe dorëzimi mund jetë fatal.
Ata nuk po na grabisin vetëm pasurinë e jetën.
Ata po na vjedhin dhe ajrin e ëndrrave dhe postvdekjen e ëndërruar me nder.
Ata, jo vetëm po pasurohen duke thithur nën tingujt e batërdisë çdo pikë të sotme e trashëgimie, por duan të zhdukin në xhepat e tyre të panginjur dhe horizontin e së ardhmes.
Njerëz revoltohuni!!!
Është koha të revoltoheni.
Mos vallë prisni të dëgjoni trokitjet apo kërcitjet në derë?!
Zgjohuni!!!
Mos keni iluzione!
Ata janë tashmë tinzarisht brenda shtëpive tona, duke rrëmuar se çfarë na ka mbetur për t’u zhvatur, për t’u përvetsuar e vjedhur.
Janë brenda mendjeve tona, duke na manipuluar mendimet e fundit tona të drejta, me mediat e paguara nga krimi i korrupsionit të tyre kapilar e korruptimi i qenies së tyre politiko-njerëzore.
Janë brenda fateve tona, duke na imponuar procesione drejtësie si rite satanike, duke ekzekutuar çdo fije shprese e çdo fije drite që çan errësirën e zbulon mashtrimin e ndërtuar me kujdes nga ata.
Zgjohuni njerëz!!!
Është shumë pak të thuash se ata po rrëmbejnë miliona.
Ata po rrëmbejnë dhe ditët, vitet e kohën që vjen pas, me qëllim që pas së cilës këtu të valviten flamujt e një populli që në hipnozë e sipër, në pafuqi e sipër, në dëshpërim e sipër mbyti me duart e veta fëmijën e fatit të tij, duke dalë kundër vullnetit të Zotit që na ka qëndisur fat krejt tjetër nga ky që kërkon të na imponojë shpura pink e Kryeministrit më të zi të historisë sonë politike.
Zgjohuni sot o njerëz!!!
Nesër s’do të ketë më nesër!