“Me pranga në duar”, Fredi Beleri paraqitet në Gjkyatën e Fierit/Shtyhet gjyqi

Gjykata e Fierit ka shtyrë sërish seancën gjyqësore ndaj Fredi Belerit. Mësohet se seanca e radhës do të mbahet më 2 Shtator 2024.

Sot në Gjykatën e Shkallës së Parë Fier, u paraqit sërish Fredi Beleri për të kërkuar lirimin me kusht.

Dy seancat e mëparshme dështuan për shkak të mungesës së dokumentacionit të nevojshëm. Beleri përfaqësohet nga avokati Geni Gjyzari, Gjyqtari i çështjes është Alfred Konomi, i cili do të shqyrtojë provat dhe argumentet e paraqitura nga të dyja palët.

“Kam kërkuar lirinë me kusht, e drejtë e imja, dhe shpresoj që drejtësia këtë herë të mos ndikohet”, u shpreh Beleri.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn