“Gojët e liga kundër turizmit”, Rama nga pushimet në Dhërmi: 1 milionë e 200 mijë persona kanë hyrë vetëm nga Rinasi…

Kryeministri Edi Rama thotë se të dhënat nga aeroporti i Tiranës dhe pika kufitare e Morinës, tregojnë për rritje të numrit të turistëve që vijnë në vendin tonë.

Përmes një video-mesazhi në Facebook, Rama u shpreh se gjatë vitit, në aeroportin “Nënë Tereza” kanë hyrë 1.2 milion pasagjerë, duke qenë i pari në rajon dhe duke lënë në vend të dytë aeroportin e Beogradit.

“Përshëndetje. Ca ditë pushim, si gjithnjë prej 10 vitesh, këtu në Dhërmiun magjik.

Mbrëmë mora të dhënat për hyrjet në Shqipëri, vetëm nga kufiri ‘Nënë Tereza’ dhe në pikën kufitare të Morinit dhe m’u duke  udhës t’i ndaj me ju. Nga aeroporti kanë hyrë thuajse 1 milionë e 200 mijë pasagjerë, mbi 350 mijë më shumë se sa vjet. Madje, këtë korrik është thyer edhe një rekord tjetër, ai i hyrjeve në një ditë të vetme, 44 mijë. Aeroporti ka arritur të operojë deri në 252 fluturime në ciklin e 24 orëve, një volum marramendës dhe i paimagjinueshëm deri pak vite më parë.

Fatmirësisht, për shifrat e aeroportit nuk mund të thonë dot gjë as ato gojët me qime të atyre që nuk pushojnë ‘u zbraz’ Shqipëria. Për numër pasagjerësh, Tirana e ka spostuar në vendin e dytë aeroportin e Beogradit, i cili historikisht ka qenë I parë në këtë rajon.”- thotë Rama

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn