Bëhet realitet, Rama shpall shtetin bektashi: Selia e Kryegjyshatës do të ketë status të veçantë!

Kryeministri Edi Rama ka shpallur shtetin bektashi, ndërsa mbante fjalën në ceremoninë e 95-vjetorin e vendosjes së Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve në Shqipëri.

Kryeministri Rama theksoi se kryegjyshatës do t’i jepet një status i veçantë, ndërsa shtoi se komunitetet e tjera fetare nuk kanë arsye të shqetësohen, pasi është trajtim i merituar i një komuniteti që e ka qendrën botërore në Shqipëri.

“Selia e Kryegjyshatës do të ketë status të veçantë! Shqipëria është shtet unitar, nuk është shtet federal, Komunitetet e tjera fetare nuk kanë arsye të shqetësohen, është trajtim i merituar i një komuniteti që e ka qendrën botërore në Shqipëri. Të tjerët do ta kishin shpikur, ne e kemi dhe jemi gati ta lëmë të vdesë. Një emblemë e tillë i jep Shqipërisë më shumë dritë”, tha Rama.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn