DEVOLL/Arrest me burg për 45-vjeçarin që dyshohet se ngacmoi sejsualisht 15-vjeçarin

Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Korçës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për 45-vjeçarin Aleks Ago, i arrestuar dy ditë më parë nën akuzën e ngacmimit seksual ndaj një 15-vjeçari nga fshati Poloske i Devollit.

Ka qenë nëna e 15-vjeçarit ajo që ka denoncuar në polici rastin, sapo ka mësuar nga djali i saj për ngacmimin seksual nga 45-vjeçari.

Ago nuk ka pranuar akuzat në seancën gjyqësore, duke u shprehur se nuk ka pasur për asnjë moment qëllimin e ngacmimit seksual ndaj 15-vjeçarit. Megjithatë, gjykata ka pranuar kërkesën e organit të akuzës për të mbajtur në qeli deri në përfundim të hetimeve 45-vjeçarin nga fshati Kuç.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn