Partia Demokratike vijon me ngritjen e strukturave dhe të grupeve të punës për Zgjedhjet për Kuvend të majit 2025. Në vijim të publikimit të listës së Tiranës, paprotokoll.com zbardh edhe listën e grupt të punës për Elbasanin që sic duket edhe nga numri prej 22 anëtarësh përkon me listën e kandidatëve për deputetë në këtë Qark.
Pjesë e kësaj liste janë deputetët që i janë bashkuar rishtasi Sali Berishës, i cili ishte në betëje për dy vjet për vulën dhe logon e partisë, sic janë Lefter Gështenja, Zheni Gjergji, Dash Sula .
Po ashtu në këtë grup pune që praktikisht me shumë gjasë do të jetë edhe listë kandidatëve për deputetë, kryedemokrati ka përfshirë edhe persona që kanë qenë stoikë në mbështetje të tij si Aurel Bylykbashi, Ardjan Turku, koordinatorja për Departamentet në PD Silvi Bardhi, Arbjola Halimi etj
Ndërkaq në vendimin e Kryesisë së PD për miratimin e grupit të punës për qarkun e Elbasanit, Sali Berisha është kujdesur të përfshijë edhe emrat e të rinjve si: Alesia Balliu, Doris Madhi etj .
Drejtimin e grupit të punës për Qarkun e Elbasanit, Berisha ja ka besuar Tomorr Alizotit.