Ndonëse vendimi i Kryesisë së PD nuk thotë se lista prej 36 zyrtarësh të PD do të jetë lista e kandidatëve për deputetë të kësaj force politike për zgjedhjet për Kuvend të majit 2025, qartazi lista përcakton zyrtarët më të besueshëm për organizimin e strukturave duke i cilësuar si grup pune.
Paprotokoll.com ka zbardhur listën e plotë të këtij grupi pune ku spikasin emra që në këto tre vite kanë qenë në të njëjtën betejë me Kryetarin e PD, Sali Berisha, siç janë Albana Vokshi, Clirim Gjata, Edith Harxhi, Keltis Kruja, Ilda Zhulali, Indrit Hoxha, Klevis Balliu etj.
Po ashtu në këtë listë janë renditur dhe emra deputetësh që ju bashkuan linjës së Sali Berishës vitin e fundit siç janë Dhurata Cupi, Edi Paloka, Arben Ristani, Dorjan Teliti dhe më e fundit që ju bashkua Berishës por që rezulton të jetë në këtë listë është Jorida Tabaku.
Kryesia e PD në vendimin që mban firmën e kryetarit Sali Berisha është kujdesur të përfshijë në këtë grup pune edhe të rinjtë si; Glauk Olldashi, i biri i të ndjerit Sokol Olldashi, Lisandër Hoxha, Akil Kraja, Andi Mustafaj, Erges Eskiu, Grigels Muçollari etj…..
Drejtimi i grupit të punës për Qarkun e Tranës i është besuar kandidatit të opozitës për Bashkinë e Tiranës Belind Këlliçi, i cili humbi përballë kryebashkiakut Erion Veliaj me 14 maj 2023.
Lista e plotë e emrave dhe e vendimit është në tabelën e mëposhtëme.