Paporotokoll.com vijon të zbardhë vendimet e Kryesisë së PD për kandidatët e opozitës në zgjedhje, të përcaktuar sipas vendimeve si grupe pune. Fakti që në cdo zonë(Qark) përcaktohet si grup pune një numër i përafërt me numrin e kandidatëve që duhet të jenë në lista, bën që këta zyrtarë të PD të angazhohen intensivisht në fushatë.
Dy ditë më parë paprotokoll.com zbardhi listat për Qarkun e Tiranës dhe të Elbasanit, ndërsa sot publikojmë vendimin e kryesisë së PD për Durrësin.
Sic shihet edhe nga ky vendim, grupi do të drejtohet nga Oerd Bylykbashi, ndërsa janë në listë besnikët e Berishës, Igli Cara, që ishte kandidat i opozitës në Bashki dhe që humbi më një diferencë të ngushtë përballë Sakos(Cara ngushtoi diferencën e votave me mazhorancën ndërsa mori më shumë vota se vetë koalicioni) , Ardian Muka i cili ishte kandidat i Berishës në zgjedhjet e pjesshme të Durrësit,Emri Vata kandidati humbës i Berishës në Kukës, Bislim Ahmetaj etj
Pjesë e listës janë edhe të rinjtë, zëdhënësja Floriana Garo, Artjon Bajrami, Jola Hysaj etj
Vihet re që nga lista janë përjashtuar deputetet Andia Ulliri e Merita Bakiu, e cila nuk është pozicionuar krah Berishës gjatë betejës së kryedemokratit për të marrë vulën dhe siglën e partisë por në krah të ish kryedemokratit Lulzim Basha.