“Futbolli im buron nga rruga”, superlojtari i Spanjës Yamal ka një dëshirë për ditëlindjen e tij: Nuk dua dhurata, dua leje për të festuar në Madrid

Lamine Yamal mbushi këtë të shtunë 17 vjeç, një ditëlindje ëndrrash, pasi adoleshenti e sheh vetën në finalen e një Evropiani, jo si një spektator, por si një protagonist absolut. Nëse Spanja vjen në këtë finale, për më tepër me statusin e favoritit, kjo është edhe për meritë të tij. Ylli i Barcelonës nuk kërkon asnjë dhuratë, por dhuratën e vërtetë kërkon t’ia bëjë ai Spanjës, por dhe vetes së tij:

“I kam thënë nënës time se nëse fitojmë Evropianin nuk dua asnjë dhuratë. I kam kërkuar vetëm që të mund të festoj fitoren në Madrid, së bashku me shokët e mi të skuadrës. Kjo është e gjitha. Mund të jetë një ditë e çmendur, me tifozë që do të jenë të çmendur nga gëzimi”, u shpreh Yamal duke u kthyer më pas të flas për finalen kundër Anglisë:

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn