Ish deputeti demokrat Igli Cara ka ironizuar kryeministrin e Edi Rama për situatën në të cilën ndodhet vendi, ndërsa kërkon që të mos mërzitet “lideri global” e mos të shqetësohet.
Cara i referohet rritjes së cmimit të bukës por dhe situatës së vështirë ekonomike që po kalon vendi.
Në rrjetin social FB Cara shkruan :
Rritet çmimi i bukës?!
Ku qëndron problemi këtu?!
Pse kot i “rriti” pensionet?!
Aman, mos e mërzisni “liderin global” me këto lajme!
Ka halle të mëdha “lideri”!
Pasi “rriti” pensionet, po ngre në këmbë “shtetin bektashian”.
Për më tepër, që nuk e zë gjumi pa i shitur apartamentet në ajër të Alabbar se e ka shpopulluar Shqipërinë dhe nuk ka kush t’i blejë!