“Kanë marrë leje”, Berisha e Kryemadhi nuk paraqiten në SPAK

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, nuk është paraqitur ditën e sotme në SPAK, pasi nuk ndodhet në territorin shqiptar. Ajo ndodhet aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas vendimit të gjykatës, Kryemadhi është e detyruar të paraqitet në organin e akuzës, të hënën e parë të çdo muaji në orën 12:00, por këtë herë ka marrë leje nga prokurori i çështjes për të mos u paraqitur.

Ndekohë, edhe ish-kryeministri Sali Berisha gjithashtu ka marrë leje për të mos u paraqitur në Prokurorinë e Posaçme, pasi ndodhet në Gjermani.

Kërkesa e tij për leje u miratua nga prokurorët Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai, duke e justifikuar mungesën e tij për këtë seancë.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn