Kryetari i KQZ thirrje emigrantëve: Mos e publikoni votën pasi rrezikon burgun

Si ky emigrant, edhe shumë të tjerë kanë publikuar fletën e votimit në rrjetet sociale, të pavetëdijshëm se ky akt përbën vepër penale.

“Ata janë duke kryer një vepër penale. Tej interest, simpative politike, entuziazmit që kanë për të treguar se kë votojnë është e dënueshme nga Kodi Penal deklarimi i votës”, tha kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi.

Kryekomisioneri u ka drejtuar një thirrje edhe partive politike, të shmangin deklaratat që dëmtojnë procesin. – “Do të ishte mirë që politikanët të evitonin deklarata që lidhen me rezultatin e votimit, janë komplet pa sens, përkundrazi mund të kontribuojnë negativisht në mbarëvajtjen dhe integritetin e procesit”, tha Celibashi.

Në ambientet e pallatit të sportit, ku janë vendosur dhe votat e para të diasporës, për të ndjekur procesin ishte dhe shefi i misionit të OSBE/ODHIR, Lamberto Zannier.

“Procesi i votimit nga jashtë është i rëndësishëm dhe duhet të jetë i mirëorganizuar sepse ka një numër të lartë votuesish. Doja të shihja vet procesin si është organizuar dhe jam i impresionuar. Do të garantohet që të gjithë votuesit të votojnë dhe të dhënat personale të tyre të mbrohen”, Lamberto Zannier, Ambasador i OSBE/ODHIR. Brenda javës pritet të përmbyllet i gjithë procesi i dërgimit të zarfeve me fletët e votimit jashtë.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn