NGJARJE E RËNDË/Gjendet një person i pajetë në mes të rrugës në Tiranë

Një 75-vjeçar është gjetur pa shenja jete tek rrethi i Yzberishtit në rrugë.

Sipas policisë nuk janë konstatuar shenja dhune, dhe paraprakisht dyshohet se shkaku i humbjes së jetës ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të saktë e humbjes së jetës.

“Me datë 16.01.2025, rreth orës 15:40 , tek Rrethi i Yzberishtit, në rrugë, është konstatuar pa shenja jete një shtetas, rreth 75 vjeç.  Nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune. Paraprakisht dyshohet se shkaku i humbjes së jetës ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të saktë e humbjes së jetës”, thuhet në njoftimin e policisë.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn