“Po të shkëlqejnë sytë”/ Debat i ashpër në çiftin Egli-Gjesti: Aldo është shok me ish-të fejuarin tim, hiqe nga trutë se…!

Banorja e BBV, Egli Tako ka shprehur mbrëmjen e kaluar një kërkesë të fortë ndaj Gjestit, lidhur me një temë delikate që po ashtu lidhet me historinë e saj të kaluar, me Ols Bylykun.

Egli, duke u ndjerë e lënduar, i ka kërkuar Gjestit të ndalojë përdorimin e shoqërisë së tij me Aldon, për shkak të lidhjes që ai ka pasur me ish-partnerin e saj.

Ajo ka theksuar se nuk dëshiron të dëgjojë më asnjë referencë për këtë marrëdhënie, as në formë shaka, as në mënyrë serioze. Egli e ka shprehur shqetësimin e saj për këtë temë dhe ka kërkuar që Gjestit t’i hiqen nga mendja çdo përmendje e kësaj situate.

“Aldo është shumë shok me ish partnerin tim, ish të fejuarin tim. Që në këtë moment mos e përdor këtë gjë që unë të ndihem keq, se nuk jam aq e ulët. Mos e thuaj më as me shaka, as me seriozitet. Që po më tregon shkëlqimin në sytë e mi dhe të Aldos, hiqe nga trutë”- tha Egli, teksa u duk se ishte shumë e prekur.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn