Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja do të jetë në krye të listës së kandidatëve të PS për qarkun e Lezhës, në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Në listën e mbyllur, do të jenë ministri Ulsi Manja dhe Ermal Pacaj. Ndërsa në listën e hapur, do të jenë 7 kandidatë të tjerë, të gjithë prurje të reja, që kandidojnë për herë të parë në siglën e PS.
Qarku Lezhë
Lista e mbyllur:
Ulsi Manja
Ermal Pacaj (Përzgjedhur nga platforma “Deputeti që duam”
Në listën e hapur:
Admir Kadeli
Andon Gjoni
Klotilda Ndreca
Erjon Markaj
Marjeta Neli
Aurora Reçi Gjeloshi
Pranvera Skana (Deputeti që duam)
Kryebashkiaku i Shkodrës dhe drejtues politik i këtij qarku Benet Beci ka nxjerrë listën e propozuar të 11 kandidatëve të PS për këtë qark.
Benet Beci: E para në listë është Marjana Koçeku nga platforma deputeti që duam, Onid Bejleri një profesionist i përkushtuar dhe inxhinier, Xhenis Çela që ka studiuar marrëdhënie ndërkombëtare dhe ka përvojë në bashkëpunimin ndërkombëtar. I katërti në listën e mbyllur është Bujar Rexha nga komuniteti i Malësisë së Madhe.
Lista e hapur është si më poshtë; Edona Bilali, Ervin Doda, Holta Duda, Frrok Gjini, Besmir Lezha, Marjan Ndërshtiqaj, Vera Ndreca, Kejsi Spahiu, Nertil Cani, Shkëlqim Sterkaj, Adnan Shullazi.
Drejtuesi politik i Vlorës në PS, Bledi Çuçi ka prezantuar listën e kandidatëve për deputetë të PS-së në këtë qark për zgjedhjet e 11 majit.
Sipas listës së lexuar nga Çuçi, 3 deputetë aktualë të qarkut, Pranvera Resulaj, Fation Veizaj dhe Anduel Tahiraj nuk do të jenë më pjesë e parlamentit në radhët e PS.
Çuçi: Po e filloj nga lista e hapur, lista është konceptuar gjithëpërfshirëse. Për rajonin e Sarandës i pari është Vasil Llajo në listë, i dyti është Ardit Bido, i treti është Gjergji Mërkuri dhe e katërta në listë është Ina Majko.
I pesti dhe tani kalojmë në rajonin e Vlorës është Vullnet Sinaj, deputeti aktual i Vlorës. E gjashta në listë është Evis Allushi. I shtati në listë është Klevis Kaso, nënkryetari i bashkisë së Vlorës. E teta është Brunilda Mersini. E nënta është Briseida Çakëri. E dhjeta është Mjaftesa Sulaj, Endi Spaho, Damian Gjiknuri në listën e hapur.
Në listën e mbyllur jam unë, është Zamira Sina, Eriona Ismaili, Pirro Vengu.
Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Niko Peleshi ka prezantuar listën e kandidatëve të PS për qarkun e Korçës.
“Do të kemi 10 kandidatë. Lista e mbyllur ka 3 deputetë. Do të jetë Niko Peleshi, Romina Kuko dhe Genti Lakollari”, u shpreh Peleshi.
Sakaq, lista e hapur do të ketë Alfons Olldashin, Arjan Jaupllarin, Besa Spahon, Bledi Çomon, Eni Zaken, Eridjon Rustemin, Gëzim Gorën dhe Ilirjan Pendavinjin, Vasil Sterjovskin dhe Vinjola Rotën.
Qarku Korçë
Lista e Mbyllur:
Niko Peleshi
Romina Kuko
Genti Lakollari
Lista e Hapur:
Alfons Olldashi
Arjan Jaupllari
Besa Spaho
Bledi Çomo
Eni Zake
Eridion Rustemi
Gëzim Goro
Ilir Pendavinji
Vasil Sterjovski
Vinjola Rota
Ministrja e Turizmit, deputetja Mirela Kumbaro, ka publikuar emrat e listës së mbyllur të PS për qarkun e Gjirokastrës.
Kumbaro tha se përveç saj, në listën e hapur janë 5 kandidatë për deputetë:
Lista e mbyllur:
Mirela Kumbaro
Lista e Hapur:
Anila Dhimitri
Piro Dhima
Shyqyri Hysi
Tërmet Peçi
Partia Socialiste ka bërë publike listën e mbyllur me emrat e kandidatëve për deputetë në qarkun e Beratit, ku në krye të listës do të jetë ish-kryetari i Bashksië së Beratit, Ervin Demo.
Në një prononcim për mediat, Demo tha se pas tij, në listën e sigurt do të jetë dhe Enriketa Jaho.
Sipas tij, në listën e hapur do të jenë kandidatët për deputetët të zgjedhur nga Platforma “Deputeti që duam”, Matea Rexhepi, Hatixhe Ekonomi, Julian Zyla, Ardian Islami, Erdis Hyka, Fadil Nasufi.
Ervin Demo: Unë do të jem në listën e sigurt të beratit. PO ashtu do të jetë Enriketa Jaho. Në listën e hapur ne kemi të përfaqësuar edhe deputetët e platformës deputeti që duam. Kemi Matea Rexhepin, Hatixhe Ekonomi, Julian Zyla, Ardian Islami, Erdis Hyka, Fadil Nasufi, Hysen Buzali.