Sapo nisi tarifimi i autostradës Thumanë- Kashar, por me vjedhje. Qeveria vendosi vlerën fikse 2,1 euro, qytetarët paguajnë 270 lekë

Pak ditë pas përurimit, mëngjesin e kësaj të hëne është krijuar një trafik kilometrik mjetesh ne autostradën e re Thumanë-Kashar, pasi sot u aplikua për herë të parë pagesa për makinat.

Këtë mëngjes është testuar sistemi i TOLL-it, por janë krijuar radhë kilometrike të automjeteve në trafik për gati 2 orë.

Shkak i këtij trafiku sipas përdoruesve të rrugës, mendohet të jetë fakti që 2 sportelet e vendosura nga firma koncesionare nuk ishin në gjendje të përballonin fluksin e madh të mjeteve që përshkojnë këtë aks nga veriu në drejtim të Shqipërisë së mesme.

Ndërkohë përdoruesit e rrugës ankohen se çmimi që paguajnë është më i lartë nga ai që deklaroi qeveria, pra nga 2.1 euro që u paralajmërua, shoferët e automjeteve paguajnë 270 lekë të rinj.

Për të shmangur këtë situatë trafiku pagesa është hequr dhe automjetet kanë kaluar lirshëm pa ndaluar në traun e kompanisë koncensionare.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn