Kompania mobile( celulare) është kthyer në një kompani rrjepëse e xhepave të klientëve të saj dhe përtej kësaj i bllokon shërbimin abonentëve. Ka disa kohë, e sidomos ditët e fundit kompania One po ua bën më të vështirë abontetëve shërbimin telefonik, mbifaturon dhe nuk jep përgjigje për arsyen e këtij mbifaturimi, ndërpret shërbimin dhe nuk e ofron atë sipas kontratës.
Nëse të duhet të ndërpresësh kontratëtn me këtë kompani paguan aq penalitete sa duhet të paguash shërbimin për aq periudhe sa ka mbetur kontrata.
E thënë më thjeshtë nëse nënshkruan me kompaninë ONE kontratë në janar për një vit, dhe je I pakënaqur nga shërbimi e në këto kushte kërkon ta ndërpresësh në mars, do të duhet paguash deri në janarin e vitit tjetër ashtu sic do paguaje tarifën sipas kontratës, pra askush nuk e ndërpret dot kontratën pa mbaruar ajo edhe nëse je i pakënaqur nga shërbimi i ofruar.
Si konkluzion: Nëse nënshkruan kontratë me kompaninë celulare ONE je i destinuar ti qëndrosh “ besnik” edhe kur kompania nuk ështe besnike në detyrimet që ka ndaj abonentëve të saj.