Prokuroria e Posaçme ka shpallur pretencën për Sonila Qaton, ish-drejtoreshën e Autoritetit Rrugor Shqiptar.
SPAK kërkoi deklarimin e saj fajtore dhe dënimin me 1 vit burg. Gjithashtu SPAK kërkoi dënim plotësues që për 5 vite të mos ushtrojë funksione publikë, Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën edhe për 9 të pandehurit e tjerë: Erdit Salillari, Nikollaq Mihall, Elona Gogo, Simon Prendi, Admir Pahumi, Miranda Shkurti, Arbër Troka, Almir Hoxhaj dhe Arjana Hasani, që akuzohen për aferën e tenderit për tunelin e rrugës Kardhiq-Delvinë.
SPAK kërkoi:
-Simon Prendi, dënim me 2 vite burg dhe 3 vite të mos ushtrojë asnjë funksion publik.
-Erdit Salillari, dënim me 9 muaj burg dhe 5 vite të mos ushtrojë funksione publike.
-Admir Pahumi, dënim me 1 vit burg dhe 3 vite dënim plotesues.
-Nikollaq Mihali, dënim me 8 muaj dhe 3 vite të mos ushtrojë funksione publike.
-Miranda Shkurti, dënim me 16 muaj shërbim prove dhe 3 vite të mos ushtrojë funksione publike
– Arbër Troka, dënim me 2 vite burg dhe për 3 vite të mos ushtrojë funksione publik
-Almir Hoxhaj, dënim me 2 vite burg dhe për 3 vite të mos ushtrojë funksione publik
-Elona Gogo, dënim me 1 vit burg dhe për 5 vite të mos ushtrojë funksione publike.
-Arjana Hasani, dënim me 4 vite shërbim prove dhe për 5 vite të mos ushtrojë funksione publik
Ish-drejtoresha e ARRSH-së akuzohet për “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.
Ndaj Sonila Qato u ngritën dy padi, të cilat e çuan në dyert e SPAK-ut e nga nisen hetimet për dy akuza.
Ajo mbajti për nëntë muaj detyrën e drejtoreshës së autoritetit rrugor shqiptar deri në shtator 2019 kur edhe dha dorëheqjen në kulmin e një përplasjeje me një subjekt private.
PRETENCA E SPAK:
Deklarimin fajtor të të pandehurës Sonila Qato, akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, të parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal (sipas parashikimeve të nenit 258 të Kodit Penal në kohën e kryerjes së veprës penale) dhe dënimin përfundimisht të të pandehurës me 1 (një) vit burgim.
Në bazë të nenit 35/1 të Kodit Penal, të caktohet ndaj të pandehurës Sonila Qato edhe dënimi plotësues heqja e së drejtës për të ushtruar funksione publike, për një periudhë prej 5 (pesë) vjet.
Vuajtja e dënimit të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Simon Prendi, akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në bashkëpunim dhe nga personi që ka për detyrë ti lëshojë ato të parashikuara nga nenet 186/2 i K.Penal dënimin me 8 (tete) muaj Burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Simon Prendi, akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimi i dokumenteve”, të parashikuara nga nenet 186/3 i K.Penal dënimin me 1 vit Burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Simon Prendi, akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” të parashikuar nga neni 258 të Kodit Penal (sipas parashikimeve të nenit 258 të Kodit Penal në kohën e kryerjes së veprës penale) dhe dënimin përfundimisht të të pandehurit me 6 (gjashtë) muaj burgim,
Në aplikim të nenit 55/1 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, përfundimisht dënimin e të pandehurit Simon Prendi me 2 (dy) vjet burgim.
Në bazë të nenit 35/1 të Kodit Penal, të caktohet ndaj të pandehurit Simon Prendi edhe dënimi plotësues heqja e së drejtës për të ushtruar funksione publike, për një periudhë prej 3 (tre) vjet.
Vuajtja e dënimit të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
Deklarimin fajtor të të pandehurës Elona Gogo, akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal (sipas parashikimeve të nenit 258 të Kodit Penal në kohën e kryerjes së veprës penale) dhe dënimin përfundimisht të të pandehurit me Elona Gogo me 1 (një) vit burgim.
Në bazë të nenit 35/1 të Kodit Penal, të caktohet ndaj të pandehures Elona Gogo edhe dënimi plotësues heqja e së drejtës për të ushtruar funksione publike, për një periudhë prej 5 (pesë) vjet.
Vuajtja e dënimit të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Erdit Salillari akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal (sipas parashikimeve të nenit 258 të Kodit Penal në kohën e kryerjes së veprës penale) dhe dënimin përfundimisht të të pandehurit me 9 (nente) muaj burgim;
Në bazë të nenit 35/1 të Kodit Penal, të caktohet ndaj të pandehurit Erdit Salillari edhe dënimi plotësues heqja e së drejtës për të ushtruar funksione publike, për një periudhë prej 5 (pesë) vjet.
Vuajtja e dënimit të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Admir Pahumi, akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, të parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal (sipas parashikimeve të nenit 258 të Kodit Penal në kohën e kryerjes së veprës penale) dhe dënimin përfundimisht të të pandehurit me 1 (nje) vit burgim.
Në bazë të nenit 35/1 të Kodit Penal, të caktohet ndaj të pandehurit Admir Pahumi edhe dënimi plotësues heqja e së drejtës për të ushtruar funksione publike, për një periudhë prej 3 (tre) vjet.
Vuajtja e dënimit të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Nikollaq Mihall, akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, c parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal (sipas parashikimeve të nenit 258 të Kodit Penal në kohën e kryerjes së veprës penale) dhe dënimin përfundimisht të të pandehurit me 8 (tete) muaj burgim.
Në bazë të nenit 35/1 të Kodit Penal, të caktohet ndaj të pandehurit Nikollaq Mihali, edhe dënimi plotësues heqja e së drejtës për të ushtruar funksione publike, për një periudhë prej 3 (tre) vjet.
Vuajtja e dënimit të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Miranda Shkurti, akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal (sipas parashikimeve të nenit 258 të Kodit Penal në kohën e kryerjes së veprës penale) dhe dënimin përfundimisht të të pandehurës me 8 (tete) muaj burgim.
Në bazë të nenit 35/1 të Kodit Penal, të caktohet ndaj të pandehurit Miranda Shkurti edhe dënimi plotësues heqja e së drejtës për të ushtruar funksione publike, për një periudhë prej 3 (tre) vjet.
Në bazë të nenit 59 të Kodit Penal kërkojmë të vendoset pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurën Miranda Shkurti, duke e vendosur në afat prove për një periudhë prej 16 muaj, me kusht që të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakte me shërbimin e provës
Deklarimin fajtor të të pandehurit Arbër Troka akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimi i dokumentave”, kryer nga personi që ka për detyrë ti lëshojë dhe në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 186/2 të Kodit Penal dënimin përfundimisht të të pandehurit me 8 (tete) muaj Burgim
Deklarimin fajtor të të pandehurit Arbër Troka akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimi i dokumentave”, parashikuar nga nenet 186/3 të Kodit Penal dënimin përfundimisht të të pandehurit me 1 vit e 6 muaj Burgim.
Në aplikim të nenit 55/1 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, përfundimisht dënimin e të pandehurit Arbër Troka me 2 (dy) vjet burgim.
Në bazë të nenit 35/1 të Kodit Penal, të caktohet ndaj të pandehurit Arbër Troka edhe dënimi plotësues heqja e së drejtës për të ushtruar funksione publike, për një periudhë prej 3 (tre) vjet.
Vuajtja e dënimit të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Almir Hoxhaj, akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer nga personi që ka për detyrë ti lëshojë dhe në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 186/2 të Kodit Penal dënimin përfundimisht të të pandehurit me 8 (tete) muaj Burgim
Deklarimin fajtor të të pandehurit Almir Hoxhaj akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimi i dokumentave”, parashikuar nga nenet 186/3 të Kodit Penal dënimin përfundimisht të të pandehurit me 1 vit e 6 muaj Burgim.
Në aplikim të nenit 55/1 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, përfundimisht dënimin e të pandehurit Almir Hoxhaj me 2 (dy) vjet burgim.
Në bazë të nenit 35/1 të Kodit Penal, të caktohet ndaj të pandehurit Almir Hoxhaj edhe dënimi plotësues heqja e së drejtës për të ushtruar funksione publike, për një periudhë prej 3 (tre) vjet.
Vuajtja e dënimit të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
Deklarimin fajtor të të pandehurës Arjana Hasani, akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimi i dokumentave”, kryer nga personi që ka për detyrë ti lëshojë dhe në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 186/2 të Kodit Penal dënimin përfundimisht të të pandehurës me 8 (tete) muaj Burgim
Deklarimin fajtor të të pandehurit Arjana Hasani, akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimi i dokumentave”, parashikuar nga nenet 186/3 të Kodit Penal dënimin përfundimisht të të pandehurës me 1 vite 6 muaj Burgim.
Në aplikim të nenit 55/1 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, përfundimisht dënimin e të pandehurit Arjana Hasani, me 2 (dy) vjet burgim.
Në bazë të nenit 35/1 të Kodit Penal, të caktohet ndaj të pandehurit Arjana Hasani, edhe dënimi plotësues heqja e së drejtës për të ushtruar funksione publike, për një periudhë prej 5 (pese) vjet.
Në bazë të nenit 59 të Kodit Penal kërkojmë të vendoset pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurën Arjana Hasani, duke e vendosur në afat prove për një periudhë prej 4 (kater) vite, me kusht që të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakte me shërbimin e provës.
Shpenzimet proceduriale të hetimit, si dhe ato të gjykimit të paguhen solidarisht nga të pandehurit.