Spanja ka siguruar finalen e madhe të EURO 2024, pas fitores në ndeshjen gjysme finale me Francën.
Spanja ka përmbysur Francën (1-2). Sfida nisi me mjaft ritëm të lartë. “Gjelat” zhbllokuan takimin që në minutën e nëntë me Kolo Muani, i cili shfrytëzoi në maksimum krosimin e Mbappe. Iberikët u vendosën në kërkim të golit të barazimit, por hasi mjaft vështirësi, pasi prapavija e skuadrës së Deschamps i kishte marrë masat.
Kylian Mbappe u shfaq në të 18-tën me një rast të rrezikshëm, duke shkaktuar drithërima në stadium. Në minutën e 21-të, Yamal realizoi një kryevepër, duke vendosur ekuilibrat. Goli i përmbysjes erdhi nga Olmo, i cili goditi nga brenda zonës, duke u ndihmuar kështu nga një devijim i Kounde.