Mediat turke raportojnë për përleshje të armatosura në Ankara mes forcave speciale dhe terroristëve. Te porta e qendrës së industrisë ajrore shpërtheu një autobombë, ndërsa më pas një grup i armatosur hapi zjarr. 2 persona raportohen të vdekur deri në këto momente, ndërsa ka edhe të plagosur.
Sulmi terrorist u krye kundër objektit “TUSAS” (Qendra për industrinë ajrore).
Atentatorët hapën zjarr ndaj njerëzve dhe rojeve të objektit.
Në vendin e ngjarjes mbërritën forcat e sigurisë, ekipet mjekësore dhe zjarrfikëset.
Forcat speciale turke dhe terroristët po zhvillojnë luftime në objektin e sulmuar, raportojnë mediat e Ankarasë.