Taulant Balla në aksion me policinë për të rrjepur shoferët, kriminelët dhe xhamazinjtë po bëjnë festë rrugëve

Policia Rrugore po kryen ” detyrën” e saj duke ushtruar kontrolle e duke gjobitur shkelësit e ligjit. por a po e zbaton ligjin njësoj për të gjithë?? Në aksionin e saj ju është vënë këmba këmbës shoferëve që lëvizin për të kryer hallet e tyre cdo ditë por jo xhamazinjëve.

Sot në një denoncim të policisë rrugore në kryeqytet, pasi kamerat fiksuan një drejtuese automjeti e cila hapi telefonin por nuk e mori atë për të folur po e la në modelin me zë të lartë (loud speaker) policia e gjeti me ” vend” si shkelëse të rregullave të qarkullimit rrugor ndonëse polici e konstatoi vetë se drejtuesja po fliste me telefon përmes zerit të lartë (loud speaker) vendosi gjobën si ndëshkim.

Pra i bie që në rast se drejtuesi i mjetit ka emergjence dhe sërish respekton ligjin duke mos e ngritur telefonin por e mban atë në pozicion që mos të pengojë drejtimin e mjetiti , sërish do të gjobitet.Nëse drejtuesi i mjetit ka makinë me xhama të errët apo ka makinën e fundit të bosëve që qarkullojnë lirshëm dhe duke kaluar me semafor të kuq, për cudi polici i rrugores nuk e sheh madje ul kokën.

Bravo çuna e keni kryer punën me devotshmëri dhe keni përmbushur detyrën

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn