Një 28-vjeçare e huaj është gjetur pa shenja jete në një apartament në Tiranë, në bulevardin “Gjergj Fishta”, në një banesë me qira ditore.
Sipas Policisë së Shtetit, gruaja kishte marrë me qira apartamentin dhe është gjetur e pajetë në ambientet e tij. Viktima është identifikuar me inicialet R. T., 28 vjeçe.
Nga këqyrja paraprake e trupit, nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa paraprakisht dyshohet se ajo ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale, bëjnë me dije autoritetet















